Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Paralajmërohen sulme të reja terroriste në aeroportin e Kabulit

Lapsi.al 27 August 2021
Paralajmërohen sulme të reja terroriste në aeroportin e Kabulit

Trupat amerikanë në Kabul janë duke u përgatitur për sulme të reja nga Shteti Islamik (ISIS).

Një komandant amerikan u shpreh se përpjekjet për evakuim po përfundojnë, derisa sulmet e reja terroriste mund të përfshijnë makina bombë ose raketa në aeroport.

"Ne besojmë se është dëshira e tyre për të vazhduar ato sulme, dhe ne presim që ato sulme të vazhdojnë," u tha gazetarëve gjenerali detar Kenneth "Frank" McKenzie, raporton Washington Post.

Gjithashtu, ai njoftoi se forcat amerikane po kontaktonin me luftëtarët talibanë që mbanin postblloqe jashtë aeroportit.

"Dhe ne do të vazhdojmë të koordinohemi me ta , derisa ata shkojnë përpara," theksoi McKenzie.

Dy shpërthime pranë portës së aeroportit të enjten vranë 13 amerikanë dhe dhjetëra afganë që ikin nga kontrolli i talibanëve, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse për forcat amerikane në Afganistan brenda një dekadë. Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë lokale e Shtetit Islamik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI