Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Krimi në Kosovë/ 18-vjeçarja u dërgua në spital 24 orë pas vdekjes

Lapsi.al 24 August 2021
Krimi në Kosovë/ 18-vjeçarja u dërgua në spital 24

18-vjeçarja Marigona Osmani kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spitalin e Ferizajt nga bashkëjetuesi i saj Dardan Krivaqa dhe një miku i tij. E reja u dhunua barbarisht nga Krivaqa derisa humbi jetën. Informacioni u dha nga Nazlie Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë.

“Sipas informatave që kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i M. është politraumë ku për 2 ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, - tha Balaj në ATV.

Balaj tha se është skandaloze deklarata e gjykatësit kur tha se dyshimet kryesore për vrasjen e 18-vjeçares kanë të bëjnë me xhelozinë ende pa u mbyllur hetimet.

Gjykata Themelore në Ferizaj me anë të një komunikate për mediat njoftoi se arsyet që çuan deri tek vdekja e 18-vjeçares janë se i dyshuari për vrasje dyshonte se vajza po e tradhtonte me djalin e dajës së tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, duke lënë një person të vdekur. Burimet për mediat raportojnë se në afërsi të fshatit Cangonj një auto...

18:50

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI