Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Shqipëria po plaket, mosha mesatare 37,6 vjeç

Lapsi.al 24 August 2021
Shqipëria po plaket, mosha mesatare 37,6 vjeç

Popullsia e Shqipërisë po plaket ndërsa shtesa natyrore po bie drastikisht, dy faktorë që po e përshpejtojnë krizën e pensioneve. Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 Janar 2021 mosha mediane e popullsisë ishte 37,6 vjeç. Kur vetëm një dekadë më parë, ky tregues fiksohej në 32,6 vjeç. Ndërsa pritet që pas një dekade tjetër, të plakemi mesatarisht në 42,1 vjeç, sipas projeksioneve të INSTAT. Emigrimi i të rinjve është shkaktari kryesor që po rrudh fytyrën e vendit, por me çdo të larguar në moshë pune, skema e pensionit humbet një kontribuues potencial dhe rëndohet më tej. Ndërsa shkaku tjetër: rënia e lindjeve, lidhet me të ardhmen e të gjithë sistemit të pensionit në vend. Shtesa natyrore e popullsisë kaloi në fund në vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti për herë të parë në histori në territor negativ, ndërsa edhe ecuria e këtij viti paraqitet e dobët. Me këtë ritëm projeksionet llogarisin se Shqipëria e brezit të ardhshëm do të ketë 120 pensionistë për çdo 100 të punësuar, duke e bërë sistemin aktual të pensioneve financiarisht dhe demografikisht të papërballueshëm.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, duke lënë një person të vdekur. Burimet për mediat raportojnë se në afërsi të fshatit Cangonj një auto...

18:50

Vatër zjarri në Gjirokastër

Shpërthen një vatër zjarri në fshatin Zhulat, në Njësinë Administrative Cepo, Bashkia Gjirokastër. Vatra e zjarrit ka filluar të bëhet aktive në vendin e quajtu...

16:24

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI