Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Mbeti e plagosur në atentatin ndaj Bledar Muçajt në Lushnjë, e reja: Pashë vdekjen me sy!

Lapsi.al 24 August 2021
Mbeti e plagosur në atentatin ndaj Bledar Muçajt në

Tronditëse ishte ajo që ndodhi një mbrëmje më parë në Lushnjë. Në qendër të qytetit, persona të armatosur, hapën zjarr në drejtim të lokalit të 34-vjeçarit, Bledar Muçaj, duke lënë të vdekur këtë të fundit dhe plagosur 5 persona të tjerë.

Mes personave të lënduar ishte dhe 24-vjeçarja Sara Liçi. Kjo e fundit, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale e ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

“Kam parë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë. Faleminderit Ledi, Eni dhe një person që më çoi në spital.

Shërim sa më të shpejtë të gjithëve si puna ime”, shkruan Sara.

E reja ka qenë rastësisht në ato momente në lokal, e nuk i shpëtoi plumbave që shënjestër kishin Bledar Muçajn. 34-vjeçari baba i 2 fëmijëve, nuk njihej si një person problematik apo me të kaluar kriminale.

Pista e parë hetimore e këtij atentati është lidhja fisnore që ka Muça me Roland Shytin, anëtarin e bandës “Hakmarrje për Drejtësi”.

Muça rezulton i martuar me mbesën e Shytit dhe përveç kësaj lidhje fisnore kanë dhe lidhje të forta miqësie.

Nuk përjashtohet edhe një pistë tjetër e cila i përket konflikteve për bizneset, por kjo e fundit pritet të verifikohet.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Gjirokastër

Shpërthen një vatër zjarri në fshatin Zhulat, në Njësinë Administrative Cepo, Bashkia Gjirokastër. Vatra e zjarrit ka filluar të bëhet aktive në vendin e quajtu...

16:24

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI