Flash

Një vajzë 24 vjeçe e plagosur/ Policia konfirmon breshëritë e Kallashnikovit në Lushnje

Lapsi.al 23 August 2021
Një vajzë 24 vjeçe e plagosur/ Policia konfirmon

Policia konfirmoi vrasjen e pronarit të Bar Pedonale në Lushnjë, Bledar Muça. Sipas uniformave blu janë edhe tre të plagosur të tjerë nga breshëritë e Kallashnikovit, mes tyre një vajzë 24 vjeç me inicialet S.L. Nuk dihet ende si është gjendja e të plagosurve.

Njoftimi i plotë i policisë

Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI