Flash

Detaje të reja nga masakra në Lushnjë/ Autorët djegin makinën, 1 vrarë dhe 5 të plagosur

Lapsi.al 23 August 2021
Detaje të reja nga masakra në Lushnjë/ Autorët djegin

Dalin detaje të reja në lidhje me atentatin e bërë mbrëmjen e kësaj të hëne ndaj 40-vjeçarit Bledar Muçaj në qendër të Lushnjes ku u plagosën 5 të tjerë.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku nga brendësia e një mjeti tip “Golf” në drejtim të lokalit në pronësi të Muçajt.

Ky i fundit ishte ulur në nga tavolinat bashkë me një mikun e tij. Nga plumbat e shumtë që ka marrë në trup ai ka ndërruar jetë në vend ndërsa janë plagosur edhe 5 të tjerë.

Ata janë Ervis Tafa 24 vjeç, Judin Velo 32 vjeç, Sara Liçi 24 vjeçe, Eksara Sauli, 26 vjeç dhe Majlinda Gjyla 66 vjeçe.

Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Postblloqe policore janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit, ndërsa po kontrollohen mjetet tip “Golf” në qytet, për të rënë në gjurmët e autorëve.

Janë ende të paqarta motivet e këtij atentati. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI