Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

700 mijë vizitorë në Shqipëri vetëm në 20 ditët e Gushtit

Lapsi.al 24 August 2021
700 mijë vizitorë në Shqipëri vetëm në 20

Rreth 700 mijë persona kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria me rrugë tokësore vetëm në 20 ditët e para të muajit Gusht.

Nga të dhënat e mbledhura në doganat kryesore të vendit, rezulton se rreth 380 mijë prej tyre ishin shtetas të huaj, ndërsa rreth 320 mijë shtetas të Shqipërisë.

Fluksi më i lartë i lëvizjes u regjistrua në doganën e Morinës me mbi 200 mijë hyrje/dalje, e ndjekur nga ajo e Qafë Thanës dhe më pas e Kakavijës. Pjesa më e madhe e shtetasve të huaj i janë drejtuar Shqipërisë me qëllim turizmin, apo për një kalim tranzit drejt vendeve fqinje.

Favorizues për turistët që hyjnë në Shqipëri është mos–detyrimi i tyre për të paraqitur një dëshmi mbi Covid-19.

Po ashtu, duke përjashtuar vetëm kalimin drejt Greqisë, atyre nuk ju duhet një test PCR apo dëshmi antitrupash për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi.

Edhe gjatë muajit Korrik të këtij viti pati një rritje me 3% të shtetasve të huaj që u futën në Shqipëri krahasuar me Korrikun e një viti më parë.

 

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, duke lënë një person të vdekur. Burimet për mediat raportojnë se në afërsi të fshatit Cangonj një auto...

18:50

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI