Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Studiuesi zviceran: Bëhuni gati për covid-22, varianti që nuk pyet për vaksinat

Lapsi.al 24 August 2021
Studiuesi zviceran: Bëhuni gati për covid-22, varianti që nuk

Një studiues në institutin federal të teknologjisë ETH në Zyrih të Zvicrës ka paralajmëruar shfaqjen e mundshme të një "super varianti" të ri të koronavirusit që mund të jetë një kombinim i llojeve ekzistuese.

"Ka shumë të ngjarë që të shfaqet një variant i ri dhe që ne nuk do të jemi më në gjendje të mbështetemi vetëm te vaksinimet" - tha imunologu Sai Reddy për gazetën SonntagsBlick.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të përgatitemi për disa lloje vaksinash gjatë viteve të ardhshme, të cilat do të përshtaten vazhdimisht me variantet e reja" - tha shkencëtari 40-vjeçar.

Ai vuri në dukje se variantet e koronavirusit nga Afrika e Jugut (Beta) dhe Brazili (Gamma) kanë pësuar mutacion duke u dhënë mundësi që të shmangin pjesërisht antitrupat. Nga ana tjetër varianti indian (Delta) është shumë më ngjitës, por ende nuk ka zhvilluar mutacione të tilla.

"Nëse Beta ose Gamma bëhen më ngjitëse, ose nëse Delta zhvillon mutacione, atëherë mund të flasim për një fazë të re të pandemisë. Ky do të bëhet problemi i madh i vitit të ardhshëm. Covid-22 mund të jetë edhe më keq se ajo që po përjetojmë tani" - tha Reddy.

Ai vuri në dukje se studimet e fundit shkencore tregojnë se ngarkesa virale e variantit Delta është aq e lartë sa që çdo person i pavaksinuar që bie në kontakt me të mund të bëhet një "super-përhapës".

"Meqenëse fëmijët nën 12 vjeç nuk mund të vaksinohen, ata përfaqësojnë një grup të madh të super-përhapësve të mundshëm" - tha Reddy.

Varianti Delta mund të mposhtë pjesërisht vaksinat për shkak të ngarkesës së tij shumë të lartë virale, vuri në dukje ai.

"Ne duhet ta kundërshtojmë këtë me një nivel të lartë të antitrupave, dhe kjo është pikërisht ajo që bën një dozë e tretë përforcuese e vaksinës," - tha imunologu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, duke lënë një person të vdekur. Burimet për mediat raportojnë se në afërsi të fshatit Cangonj një auto...

18:50

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI