Policia e Fierit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Marinzë, ku një makinë përfundoi në një kanal vaditës. Nga aksident fatkeqësisht dy persona kanë humbur jetën.
Lexo më tej: Makina bie në kanalin vaditës në Marinzë, dyshohet për dy viktima
Makina tip “Nisan” u pikas sot rreth orës 13:00, i përmbysur në një kanal.
Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.