Flash

10 kg kanabis në Shkodër, arrestohet 23-vjeçarja dhe adoleshenti, pesë në kërkim

Lapsi.al 22 August 2021
10 kg kanabis në Shkodër, arrestohet 23-vjeçarja dhe

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga ranë 2 persona, mes tyre një vajzë. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet E. M., 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M.Th, 59 vjeç; D.Th, 51 vjeç; E.Th, 24 vjeç; D.Th, 20 vjeç; (familjarë të shtetases së arrestuar) dhe M.P, 48 vjeç, (babai i 15 vjeçarit)

Gjatë kontrollit në banesën e shtetases me inicialet E.M, Policia gjeti dhe sekuestroi 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, dhe një armë zjarri pistoletë. Në një territor të pyllëzuar pranë banesës së 23-vjeçares janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 15 vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 200 gramë lëndë narkotike kanabis sativa. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 15 vjeçari ishte bashkëpunëtor i shtetasve të shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike. Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Të këshilluara

LGBT në Afganistan: Të vrasin në vend!

Ndërkohë që e gjithë bota i ka dhënë hapësirë situatës së vështirë të qindra dhe mijëra familjeve në Afganistan dhe përkeqësimit të gjendjes së femrave, BBC ka ...

19:36

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI