Flash

Dyshimet/ Disa policë të tjerë ndihmuan efektivin e RENEA-s të shpërndante kokainë

Lapsi.al 21 August 2021
Dyshimet/ Disa policë të tjerë ndihmuan efektivin e RENEA-s

Grupi shpërndarësve të kokainës në Tiranë, që drejtohej nga efektivi i RENEA-s, Rael Luli është ndihmuar edhe nga efektivë të tjerë të policisë dhe për këtë po vazhdojnë ende hetimet për të parë rolin e tyre.

Mbrëmë në pranga u vendosën 27-vjeçari Real Luli dhe dy bashkëpunëtoret e tij Jurgen Luli dhe Gevi Spaho. Ndërsa për dy persona të tjerë Gertjan Harapin dhe Ergi Salën të dy 26 vjeç hetimet po vazhdojnë në gjendje të lirë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre personave u gjet një sasi prej 434 gr kokainë, 576 gramë kanabis, 7 peshore si dhe 11 890 euro. Grupi po mbahej nën vëzhgim prej 3 muajsh.

Nga hetimet e ka rezultuar se këta persona, shpërndanin lëndë narkotike kryesisht kokainë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit, “Misto Mame” dhe ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Mësohet se baza e shpërndarjes së lëndëve narkotike ishte në zonën e ish-parkut të autobusëve

Të këshilluara

LGBT në Afganistan: Të vrasin në vend!

Ndërkohë që e gjithë bota i ka dhënë hapësirë situatës së vështirë të qindra dhe mijëra familjeve në Afganistan dhe përkeqësimit të gjendjes së femrave, BBC ka ...

19:36

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI