Flash

Dy pushues maqedonas mbyten në plazhin e Spillesë

Lapsi.al 22 August 2021
Dy pushues maqedonas mbyten në plazhin e Spillesë

Dy pushues janë mbytur ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme.

Mësohet se këta persona, ende të paidentifikuar, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se viktimat janë të moshave, rreth 70 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

LGBT në Afganistan: Të vrasin në vend!

Ndërkohë që e gjithë bota i ka dhënë hapësirë situatës së vështirë të qindra dhe mijëra familjeve në Afganistan dhe përkeqësimit të gjendjes së femrave, BBC ka ...

19:36

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI