Flash

30 mijë euro të padeklaruara në kufi, kapet në Kakavijë shtetasi francez

Lapsi.al 7 August 2021
30 mijë euro të padeklaruara në kufi, kapet në Kakavijë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar automjetin tip "Mercedez ML", me drejtues shtetasin francez R. M., 62 vjeç, banues në Lion, Francë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në bagazhin e mjetit, në një zarf letre 30000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi francez R. M. u procedua penalisht për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Të këshilluara

Helmohen nga ushqimi ushtarakët në Vlorë

Disa ushtarë janë paraqitur të helmuar mbrëmjen e sotme në qendrën shëndetësore të Orikumit. Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Ndërkohë disa prej të sëmu...

22:32

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI