Flash

Lirohet i dënuari me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla

Lapsi.al 6 August 2021
Lirohet i dënuari me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit Memli

Denis Demiri, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në shkurt të 2018-ës është lënë i lirë.

Shkak është bërë vendimi i Gjykatës së Apelit të Tiranës që rrëzoi vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë dhe ktheu dosjen për rigjykim.

Avokati i Demirit, Sokol Tahiraj dorëzoi kërkesë për shuarjen e masës “arrest me burg” të dhënë për të akuzuarin për shkak të tejkalimit të afateve. Kjo kërkesë është pranuar dhe Denis Demiri është lënë i lirë.

25 vite burg kishte vendosur Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për Denis Demirin i përfshirë në vrasjen e Memli Begallës në 14 shkurt 2018 në Bllok. Ndërsa për të dyshuarin tjetër si i përfshirë në atë ngjarje Ardian Serezin prokuroria pushoi hetimet, por gjykata vendosi të rihetohet roli i tij.

Begalla u ekzekutua teksa ishte duke u kthyer në shtëpi kur një person iu afrua dhe e qëlloi me një plumb në kokë. Pas analizimit të kamerave të sigurisë në zonë, por materialeve hetimore, në prangat e policisë ranë pak ditë pas ngjarjes Denis Demiri dhe Ardjan Serezi.

Në atë kohë vrasja e Memli Begallës u lidh me një sasi prej 1 ton drogë që u sekuestrua në Tepelenë, ku në 2014 u arrestua Ardian Serezi si dhe me disa borxhe të pashlyera nga ana e ish-biznesmenit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Helmohen nga ushqimi ushtarakët në Vlorë

Disa ushtarë janë paraqitur të helmuar mbrëmjen e sotme në qendrën shëndetësore të Orikumit. Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Ndërkohë disa prej të sëmu...

22:32

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI