Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur në autostradën Fier- Vlorë në vendin e quajtur Novoselë mbrëmjen e sotme.
Gruaja ka qenë duke kaluar autostradën nga njëra anë në tjetrën ndërkohë që makinë tip Golf e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të mëdha.
Gruaja ka ndërruar jetë rrugës për spitalin e Vlorës.