Flash

I ra shtylla elektrike në kokë, humb jetën zjarrfikësi në Greqi

Lapsi.al 6 August 2021
I ra shtylla elektrike në kokë, humb jetën zjarrfikësi

Një zjarrfikës ka humbur jetën në Greqi teksa luftonte me flakët në Atikë.

Zjarrfikësi vullnetar, 38-vjeç u paraqit në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Megjithë përpjekjen e mjekëve ai nuk ka mundur t’ia dalë duke humbur kështu jetën.

Sipas dëshmitarëve, zjarrfikësi po luftonte me flakët, ku një shtyllë elektrike u rrëzua dhe e goditi në kokë. Deri më tani në vendin fqinj, ky është viktima e parë.

Vatra të mëdha zjarri mbeten ende aktive në Greqi. Zjarret vijojnë në Afidnes, Ippokratio Politia dhe Kryoneri dhe kanë përfshirë shtëpitë, bizneset dhe makinat.

Të këshilluara

Nëntë vatra zjarri aktive në Kosovë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton se nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – Qendrat Operative Emergjente 1...

18:58

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI