Flash

Rriten sërish shifrat e Covid në Shqipëri, 149 raste të reja

Lapsi.al 6 August 2021
Rriten sërish shifrat e Covid në Shqipëri, 149 raste të reja

Në ditët e fundit në vendin tonë, kurba e infektimeve nga koronavirusi ka pësuar rritje. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 149 raste të reja nga 3,753 testime të kryera në total.

Fatkeqësisht këtë të premte është shënuar një viktimë si pasojë e infektimit. Ministria e Shëndetësisë njofton se ka ndërruar jetë një 76-vjeçare nga Tirana.

Janë shëruar 27 qytetarë duke e çuar numrin total në 130.370 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht të shtruar në Spitalin Infektiv janë 27 pacientë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,753 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 149 qytetarë, në këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 76 -vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 149

Të shëruar në 24 orë 27

Të shtruar në spitale 27

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3,753

Testime totale 922,100

Raste pozitive 133,591

Raste të shëruara 130,370

Raste Aktive 763

Humbje jete 2,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288

Shkodër 110

Elbasan 80

Vlorë 69

Fier 47

Berat 46

Lezhë 40

Durrës 30

Kukës 20

Korçë 15

Gjirokastër 15

Dibër 3

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI