Flash

Zonat/ 10 vatra zjarri aktive në vend, situatë kritike në 2 prej tyre

Lapsi.al 6 August 2021
Zonat/ 10 vatra zjarri aktive në vend, situatë kritike në 2 prej

Ministria e Mbrojtjes lajmëron se ditën e premte, përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë shuar 15 vatra zjarri, por mbeten ende 10 vatra aktive.

2 prej tyre si Karaburuni dhe Maja e Rrunës janë vatra me intensitet më të lartë. Në majën e Rrunës, helikopteri ka bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve dhe nuk rrezikohen banesa.

Në Qarkun e Vlorës, Gadishulli i Karaburunit, vatra është mbajtur nën kontroll për të mos lejuar kalimin në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Është mundësuar eliminimi i vatrave në pjesën më të madhe të zonës së prekur dhe momentalisht nuk ka rrezik

8 vatrat e tjera në: Bashkinë Finiq (Vlorë), në fshatin Vermosh (Shkodër), në fshatrat Thirrë, Domgjonaj, Munellë (Lezhë), në Dropull (Gjirokastër), në fshatin Klysyrë )Tropojë, në fshatin Bardhaj (Dibër) si dhe në Kodër Sharrë (Tiranë) janë nën kontroll dhe do të monitorohen edhe gjatë natës, për të mos lejuar që ndryshimet e kushteve klimatike të ndikojnë në përhapjen e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes thotë se me ndërhyrjen edhe të 3 helikopterëve të mbërritur nga Holanda e Çekia si pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE pritet edhe shuarja përfundimtare e zjarreve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Helmohen nga ushqimi ushtarakët në Vlorë

Disa ushtarë janë paraqitur të helmuar mbrëmjen e sotme në qendrën shëndetësore të Orikumit. Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Ndërkohë disa prej të sëmu...

22:32

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI