Flash

Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës dynden drejt bregdetit të Shqipërisë

Lapsi.al 7 August 2021
Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës dynden drejt bregdetit

Mijëra shqiptarë të Kosovës janë dyndur si çdo fundjavë drejt Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e nxehta të gushtit. Mesohet se radhë të gjata kilometrike janë shënuar në pikën kufitare të Morinit në Kukës. Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.  Rradhë e gjatë është edhe segmenti Morine-Kukes tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh te mjeteve po shkojnë ne bregdet. Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas te Kosovës e vende te tjera te rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020. Kujtojme se java e pare e gushtit ka shënuar një fluks te jashtezakonshem te hyrjeve ne Shqipëri të shtetaseve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar

Të këshilluara

Helmohen nga ushqimi ushtarakët në Vlorë

Disa ushtarë janë paraqitur të helmuar mbrëmjen e sotme në qendrën shëndetësore të Orikumit. Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Ndërkohë disa prej të sëmu...

22:32

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI