Flash

Zjarret në Shqipëri/ Kryebashkiaku i Vlorës, Leli: E keqja janë zjarrvëniet e qëllimshme

Lapsi.al 4 August 2021
Zjarret në Shqipëri/ Kryebashkiaku i Vlorës, Leli: E keqja

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli kërkoi që sa më shpejt të zbardhen rastet e zjarrvënies së qëllimshme, të cilat, sipas tij, kanë shkaktuar edhe situatën e zjarreve në Vlorë, por jo vetëm.

“Zjarrvëniet e qëllimshme janë ato që shkaktojnë situata nga problematiket. Zjarri i djeshëm në Bisht Poro ka qenë absolutisht i qëllimshëm. Ajo që e shkakton të gjithë janë zjarrvëniet e qëllimshme. Të vëmë dorën në plagë, aty ku fillon e keqja”, tha Leli për gazetarët.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka vënë nën kontroll pjesën më të madhe të zjarreve në qarkun e Vlorës, ndërsa vijon puna për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit. Vatra zjarri janë regjistruar edhe në pjesë të tjera të vendit, si në Vaun e Dejës, Fushë-Arrëz, Dibër, Skrapar dhe Elbasan.

Të këshilluara

Berat/ Plagoset një 42-vjeçar

Një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta në Berat, aty ku një 42 vjeçar është qëlluar me thikë. Bëhet fjalë për shtetasin me inici...

21:14

Zjarr edhe në kodrën mbi Livadhin e Himarës

Një vatër zjarri është shfaqur edhe në kodrën sipër Livadhit në Himarë. Flakët kanë nisur paraditen e sotme teksa vijojnë ende në orët e darkës. Nga ana tjet...

21:05

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI