Flash

14.3 kg kokainë në portin e Durrësit, arrestohet shoferi i kamionit (Emri)

Lapsi.al 3 August 2021
14.3 kg kokainë në portin e Durrësit, arrestohet shoferi i

Një sasi tjetër kokaine është sekuestruar në Durrës gjatë ditës së sotme. Mësohet se janë kapur 10 kilogramë kokainë. Në pranga ka rënë shtetasi Benik Ruçi, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Perëndimi". Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.

Sekuestrohen rreth 14.3 kg lëndë narkotike kokainë. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Ditën e sotme, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në kuadër të operacionit policor "Perëndimi", kanë kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin B. R.

Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit të Durrësit, që veprojnë përher në Port.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit).

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike.

Të këshilluara

Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit

Afro 10 kilogramë kokainë është sekuestruar sot pasdite në Portin e Durrësit. Është hera e disatë brenda javëve të fundit që kapet lëndë narkotike kokainë gjatë...

18:22

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI