Flash

Gjirokastra në emergjencë nga zjarri, Peleshi jep urdhër për avakuimin e banorëve në disa fshatra

Lapsi.al 3 August 2021
Gjirokastra në emergjencë nga zjarri, Peleshi jep urdhër për

Gjirokastra është dhe qarku më problematik persa i përket vatrave të zjarrit që janë aktivizuar ditët e fundit si pasojë e temperaturave të larta. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili ndodhet në terren duke ndjekur nga afër situatën e krijuar nga flakët ka bërë me dije se vatra e zjarrit e cila është aktivizuar në njësinë administrative Lunxhëri – Antigone është e rrezikshme.

Peleshi ndër të tjera në fjalën e tij ka bërë me dije se zjarri është shumë pranë banesave dhe ka bërë apel qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të zbatojnë urdhrit për evakuim.

“Në Bashkinë Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësine Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura. U bejme thirrje banoreve te jeme bashkepunues me strukturat shteterore per te zbatuar urdherin e evakuimit”, shkruan Peleshi në Facebook.

Të këshilluara

Një termet i fuqishëm godet Greqinë

Një termet i fuqishëm ka goditur Greqinë pasditen e së martës. Mediat në vend raportojnë se lëkundjet ishin me magnitutë 5 të shkallës Rihter dhe u regjistruan ...

16:12

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI