Flash

Ky është 64-vjeçari që humbi jetën nga zjarri në Gjirokastër

Lapsi.al 3 August 2021
Ky është 64-vjeçari që humbi jetën nga zjarri në

Një person humbi jetën ditën e sotme në përballje me flakët në Gjirokastër. I moshuari që humbi jetën raportohet se është shtetasi Andrea Haxhiaj. Zyrtarisht Haxhiaj është viktima e parë e zjarreve në vend. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Lunxhërisë në fshatin Asim Zenel. Një reagim ka ardhur edhe nga ministri Peleshi, i cili e cilësoi si të rrezikshme vatrën në Lunxhëri-Antigone, duke u bërë thirrje banorëve që të zbatojnë urdhrin për evakuim.

Njoftimi policise per ngjarjen

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”. Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.  Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit

Afro 10 kilogramë kokainë është sekuestruar sot pasdite në Portin e Durrësit. Është hera e disatë brenda javëve të fundit që kapet lëndë narkotike kokainë gjatë...

18:22

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI