Flash

Zjarr edhe në kodrën mbi Livadhin e Himarës

Lapsi.al 3 August 2021
Zjarr edhe në kodrën mbi Livadhin e Himarës

Një vatër zjarri është shfaqur edhe në kodrën sipër Livadhit në Himarë. Flakët kanë nisur paraditen e sotme teksa vijojnë ende në orët e darkës.

Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes njofton se me këtë zjarr po merren 15 efektivë të Bashkisë së Himarës që po e mbajnë nën kontroll.

"Një vatër zjarri është zhvilluar në Himarë, Livadhë rreth orës 11:00. 15 efektivë të Bashkisë Himarë po e mbajnë nën kontroll situatën.’’- thotë Ministria e Mbrojtjes.

Jugu i Shqipërisë këto ditë të nxehta gushti është përfshirë nga flakët, por situata është më serioze në Gjirokastër ku ka pasur një humbje jete dhe në Karaburun.

Të këshilluara

Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit

Afro 10 kilogramë kokainë është sekuestruar sot pasdite në Portin e Durrësit. Është hera e disatë brenda javëve të fundit që kapet lëndë narkotike kokainë gjatë...

18:22

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI