Flash

Zjarret në vend/ Peleshi: Kritike situata në Karaburun dhe Kurbin (VIDEO)

Lapsi.al 1 August 2021
Zjarret në vend/ Peleshi: Kritike situata në Karaburun dhe Kurbin

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën aktuale të vatrave të shumta në vend, nga Jugu në Veri duke thënë se strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket mbeten ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

Peleshi thotë se koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile, ka bërë që vatrat të neutralizohen menjëherë, pa u cënuar pasuritë natyrore apo zonat e banuara.

“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra.

Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.

Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve”, shkruan Peleshi.

Të këshilluara

Humb jetën në Shëngjin pushuesi nga Kosova

Pushuesit në plazhin e Shëngjinit janë tronditur së tepërmi nga ajo që ka ndodhur atje. Rreth orës 13:00 të mesditës, kosovari 68-vjeçar I. Th., është dërgua...

17:26

Aksident në Kamës, plagoset 62-vjeçari

Një aksident ka ndodhur darkën e sotme në Kamëz. Një automjet ka përplasur këmbësoren 62-vjeçare F.K. Kjo e fundit është dërguar në spital për t’u mjekuar. T...

22:41

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI