Flash

Je dënuar me punë të detyruar? Mund ta shlyesh me vaksinë në ShBA

Lapsi.al 1 August 2021
Je dënuar me punë të detyruar? Mund ta shlyesh me vaksinë

Një gjykatës në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka ofruar të dënuarve me punë të detyruar që ta shkëmbejnë dënimin e tyre me vaksinim.

Fred Crifasi u shpreh për “Washington Post”: “Edhe të vaksinohesh është shërbim për komunitetin”.

Por, gjykatësi shtoi se nuk mund ta kërkojë me detyrim vaksinën: “Është një nga mundësitë për të shlyer dënimin, nuk është me detyrim. Nëse nuk do që të vaksinohesh, nuk të detyron dot njeri. Do të shlyesh dënimin me punë të detyruar”.

Një avokate tregoi se klienti i saj kishte shlyer me vaksinë 4 orë punë të detyruar që i kishin mbetur, duke mbetur i kënaqur nga marrëveshja me gjykatësin.

Aktualisht, Luiziana është një nga shtetet me më pak persona të vaksinuar në Amerikë (më pak se 40%), njofton a2.

Ndërkohë, në këtë shtet ka mbi 5800 raste të reja në ditë, shifra rekord këto që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020.

Të këshilluara

Humb jetën në Shëngjin pushuesi nga Kosova

Pushuesit në plazhin e Shëngjinit janë tronditur së tepërmi nga ajo që ka ndodhur atje. Rreth orës 13:00 të mesditës, kosovari 68-vjeçar I. Th., është dërgua...

17:26

Aksident në Kamës, plagoset 62-vjeçari

Një aksident ka ndodhur darkën e sotme në Kamëz. Një automjet ka përplasur këmbësoren 62-vjeçare F.K. Kjo e fundit është dërguar në spital për t’u mjekuar. T...

22:41

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI