Flash

VIDEO-FOTO/ Vrasja e shqiptares në Florida, detaje të reja nga skena e krimit

Lapsi.al 1 August 2021
VIDEO-FOTO/ Vrasja e shqiptares në Florida, detaje të reja nga skena e

Banorë të zonës, kanë publikuar video pak pas vrasjes së 27-vjeçares shqiptare në Florida të SHBA-ve.

Në videon në fjalë, dëgjohen të qarat e fëmijëve, me gjasë, të të vegjëlve të Joana Pecas.

Ajo është gjetur e vrarë pasditen e djeshme brenda makinës së saj, ku ndodheshin edhe dy fëmijët.

Sanda Bentil, oficerja që ka ndjekur nga afër ngjarjen, ka thënë se një telefonatë ka mbërritur rreth orës 17:30 në rajonin e tyre, ku i kanë transmetuar se një person ishte qëlluar. 

Kur oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes, kanë gjetur 27-vjeçaren e vdekur brenda një makine, me plagë të dukshme të shkaktuar nga një armë zjarri. Ndërkohë pranë saj ndodheshin 2 fëmijët e mitur, të padëmtuar nga sulmi, por të tmerruar.

‘Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,’ tha e prekur oficerja e policisë.

Aktualisht policia vazhdon të hetojë të dyshuarit e mundshëm për krimin e rëndë që i mori jetën shqiptares. Policia iu ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të raportojnë nëse kanë të dhëna mbi ketë ngjarje.

Të këshilluara

Humb jetën në Shëngjin pushuesi nga Kosova

Pushuesit në plazhin e Shëngjinit janë tronditur së tepërmi nga ajo që ka ndodhur atje. Rreth orës 13:00 të mesditës, kosovari 68-vjeçar I. Th., është dërgua...

17:26

Aksident në Kamës, plagoset 62-vjeçari

Një aksident ka ndodhur darkën e sotme në Kamëz. Një automjet ka përplasur këmbësoren 62-vjeçare F.K. Kjo e fundit është dërguar në spital për t’u mjekuar. T...

22:41

Pasardhësi i Merkelit pranon plagjiaturën

Armin Laschet, i përfolur si pasardhësi i Angela Merkel në drejtimin e Gjermanisë ka kërkuar falje publike pasi ka pranuar se ka kryer plagjiaturë. Bëhet fja...

20:30

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI