Flash

Muzikë serbe në hotelin tek Gjiri i Lalëzit/ Gazetari: Ofendim për turistët e Kosovës! (VIDEO)

Lapsi.al 1 August 2021
Muzikë serbe në hotelin tek Gjiri i Lalëzit/ Gazetari: Ofendim

Çdo vit që kalon, pushuesit serbë që frekuentojnë bregdetin e Shqipërisë po bëhen më të shumtë. Në anën tjetër dihet se bregdeti i Shqipërisë është destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës, që i kanë dhënë formë të ashtuquajturit "turizëm patriotik".

Por mikpritja që serbët gjejnë në hotelet e Shqipërisë kur vijnë me pushime, po shihet disi me skepticizëm nga pushuesit e Kosovës, ku plagët e luftës nuk janë shëruar ende.

Gazetari Berat Buzhala ka publikuar një video që sipas tij tregon një hotel në Gjirin e Lalzit. Në orët e mbrëmjes hoteli ushton nga muzika serbe. Pushuesit serbë po dëgjojnë Cecën dhe volumi është në maksimum, aq sa këngët dëgjohen në të gjithë zonën përreth. Kjo skenë e ka ngacmuar Buzhalën, që ngre pyetjen, nëse ia vlen t’i "nënshtrohesh" 100 turistëve serbë, duke ofenduar qindra mijëra turistë të Kosovës? “Pse Cecën e jo Shkurte Fejzan?”, pyet gazetari, ndër rreshtat e të cilit vihet re habia dhe keqardhja, për dallimet mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës kur vjen puna te Serbia.

[video width="236" height="426" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/video_4557454834289219.mp4"][/video]

Statusi i plotë

Gjiri i Lalezit

Pse bre kane nevoje me u nenshtru para 100 turistave prej Serbise, edhe me i ofendu qindra mijera turiste te Kosoves? Vec po du me e dite pse? Pse Ceca e jo Shkurte Fejza?

Ka mundesi more qe s'jemi vllazen? Po get Vucici ia kish dhane Rames CD'ne ne Shkup. I kish thane nese m'ki dost shko leshoje dikund ne deti...

Të këshilluara

Aksident në Kamës, plagoset 62-vjeçari

Një aksident ka ndodhur darkën e sotme në Kamëz. Një automjet ka përplasur këmbësoren 62-vjeçare F.K. Kjo e fundit është dërguar në spital për t’u mjekuar. T...

22:41

Pasardhësi i Merkelit pranon plagjiaturën

Armin Laschet, i përfolur si pasardhësi i Angela Merkel në drejtimin e Gjermanisë ka kërkuar falje publike pasi ka pranuar se ka kryer plagjiaturë. Bëhet fja...

20:30

Vatër e madhe zjarri edhe në Përmet

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në kullotat e fshatit Kutal në Përmet. Mësohet se terreni i thepisur e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikë...

18:05

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI