Flash

Trualli Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, Vokshi: Akt poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 31 July 2021
Trualli Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë

Partia Demokratike ka reaguar pasi sot u vendos që prona e Teatrit Kombëtar t’i kalojë Bashkisë Tiranë. Deputetja e zgjedhur nga radhët e PD Albana Vokshi shkruan në një postim në Facebook se ky është një akt poshtërues ndaj qytetarëve dhe Gjykatës Kushtetuese, “pasojë e tjetërsimit të votës më 25 prill.” Vokshi i bën thirrje SPAK mos sillet më, sipas saj, si vegël në duart e kryeministrit, “por ta nxjerrë atë bashkë me Veliajn para drejtësisë.”

POSTIMI I ALBANA VOKSHIT NË FACEBOOK

“Vendimi i qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është një akt tjetër poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i pak javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese thotë qartë se vendimi i qeverisë i një viti më parë për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte antikushtetues, në dëm të trashëgimisë kulturore kombëtare. Vendimi do të thotë se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar. PD e ka thënë që prej ditës së parë se Edi Ramës, nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme. Kalimi ne pronësinë e Bashkisë së Tiranës i truallit të Teatrit Kombëtar është pasojë e tjetërsimit të votës së qytetarëve. Një kryeministër si Edi Rama, pushteti i të cilit buron nga masakra elektorale e 25 prillit, ka për të marrë gjithmonë vendime kundër interesit të qytetarëve. Në vend të një kryeministri, vendi do të sundohet nga një politikan që del mbi gjykatat dhe mbi ligjin.

Është koha që SPAK të mos provohet si vegël në duart e sundimtarit Rama. Është koha që Edi Rama dhe Erion Veliaj të dalin para drejtësisë dhe të ndalohet masakra tjetër me tokën e Teatrit Kombëtar!”

Të këshilluara

Vatër e madhe zjarri edhe në Përmet

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në kullotat e fshatit Kutal në Përmet. Mësohet se terreni i thepisur e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikë...

18:05

(EMRI) Mbytet 27-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Tale në Lezhë. Një 27-vjeçar është mbytur duke bërë plazh. Bëhet me dije se është mbytur shtetasi Paulin Rrasa, banor në ...

22:27

Mali i Zi miraton masa të reja anti-Covid

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa të reja kundër koronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 gusht. Hyrja në brendësi të restoranteve, si dhe ...

21:47

Zjarr i madh në Ksamil

Një zjarr i madh ka nisur në hyrje të Ksamilit, në kodrën përballë detit. Flakët të cilat kane shkrumbuar disa pemë dhe shkurre. Ende nuk dihen shkaqet e ...

20:57

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI