Flash

Berisha: Juri Kim të kërkojë falje, barin t’ia çojë Ramës se ai e pi!

Lapsi.al 30 July 2021
Berisha: Juri Kim të kërkojë falje, barin t’ia

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse merren për bazë shpifjet e kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh.

Berisha shtoi se barin zonja Yuri Kim duhet t'ia çojë Edi Ramës se ai pi një lloj bari dhe se duhet të kërkojë falje për deklaratat e saj.

"DASH e pohon vetë se burimet që më kanë shpallur mua non grata i ka nga OJQ-të rajonale të sponsorizuara nga Soros. Këto janë një makineri e Sorosit që kanë prodhuar shpifje dhe trillime të vazhdueshme. Edhe mediat kanë dhënë informacion, kur këto media kontrollohen nga Rama në pushtet. Po ashtu edhe raportet anti-korrupsion të qeverisë së Ramës.

Nëse merren për bazë shpifjet në kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh. Unë qëndroj në të drejtën time dhe mbroj dinjitetin tim dhe të gjithë atyre që më kanë votuar qysh nga viti 1991. I rikujtoj zonjës Kim se ata shprehjen e barin e ke nga shokë socialistë. Të sugjeroj t'ua çosh atyre, se demokratët nuk hanë bar. Ajo duhet të kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe demokratëve dhe barin t'ia çojë Edi Ramës se ai pëlqen një lloj bari dhe ta mbajë me shëndet" tha Berisha.

Të këshilluara

Lezhë, mbytet një person në plazhin e Tales

Policia informon se një person është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë.  Në njoftim thuhet se shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë ...

19:53

Greqia dhe Turqia të gjunjëzuara nga zjarret

I nxehti përvëlues ka perfshirë këto ditë pjesë të tëra të Europës Juglindore. Temperatura që kapërcenin 40 gradët janë regjistruar dhe në disa pjesë të Greqisë...

19:20

Varianti Delta dominues në Kosovë

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, kanë bërë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me koronavirus në Kosovë, janë...

19:15

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI