Flash

Dhërmi, bllokohen disa turistë në kanionet e Gjipesë

Lapsi.al 30 July 2021
Dhërmi, bllokohen disa turistë në kanionet e Gjipesë

Patrulla e Policisë së kufirit në Dhërmi është duke ju dhënë ndihmë një grupi turistësh të huaj në kanionet e Gjipesë. Ata kanë mbetur të bllokuar në kanione dhe deri më tani u është dhënë ndihma e parë njërit prej tyre, i cili fatkeqësisht ka dëmtuar edhe këmbën. I dëmtuari pritet të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa operacioni i shpëtimit për personat e mbetur në kanion është duke vijuar.

“Në datë 30.07.2021 ora 17.00 pas një telefonate të mbërritur në sallën e Policisë së Rendit Himarë për disa shtetas që kishin ngecur në kanionet e Gjipesë, shërbimet e Policisë kufitare në Dhërmi, u organizuan për lokalizimin dhe më pas shpëtimin e tyre.

Falë ndërhyrjes së efektivëve është bërë e mundur nxjerrja e dy shtetasve të cilët janë D.K i datëlindjes 28.06.2002 banues në Suedi, dhe E.Ji datelindjes 22.11.2000 banues ne Itali, ndërsa për personin e tretë, E.Dh i datëlindjes 14.09.2006 banues në Tiranë është kërkuar ndihma e FNSH për nxjerrjen e tij për arsyen se ky shtetas ka marr dëmtime në këmbë dhe e ka të vështirë të lëvizë normalisht”, njoftoi policia.

Të këshilluara

Greqia dhe Turqia të gjunjëzuara nga zjarret

I nxehti përvëlues ka perfshirë këto ditë pjesë të tëra të Europës Juglindore. Temperatura që kapërcenin 40 gradët janë regjistruar dhe në disa pjesë të Greqisë...

19:20

Varianti Delta dominues në Kosovë

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, kanë bërë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me koronavirus në Kosovë, janë...

19:15

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI