Flash

Varianti Delta dominues në Kosovë

Lapsi.al 30 July 2021
Varianti Delta dominues në Kosovë

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, kanë bërë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me koronavirus në Kosovë, janë të lidhura me variantin Delta të koronavirusit.

Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik bëri të ditur se nga të dhënat e fundit del se varianti Delta i koronavirusit është mbizotërues në Kosovë.

Varianti Delta dominues në Kosovë

Në një konferencë për mediet, Jakupi ë bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia tha se të dhënat e fundit nga Departamenti i mikrobiologjisë tregojnë se dikur 80 deri në 90 për qind të rasteve të fundit të Covid-19 janë të variantit Delta.

“Para tre katër muajsh, varianti Alfa ose ai britanik ishte në 98 për qind të rasteve, tani është vetëm 7-8 për qind të izolanteve, ndërsa nuk gjen raste të variantit të Afrikës së Jugut ose Brazilian. 80 deri në 90% të rasteve të Covid-19 janë të variantit Delta", tha Jakupi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI