Flash

Fatbardh Kadilli thirrje PD-së: Të ndahemi nga trashëgimia që na kompromenton!

Lapsi.al 30 July 2021
Fatbardh Kadilli thirrje PD-së: Të ndahemi nga trashëgimia

Fatbardh Kadilli ka reaguar pas takimit të diplomates amerikane Yuri Kim me kryetarin e selisë blu Lulzim Basha.

Sipas Kadillit, është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është.

“Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karriken, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA”, ka shkruar Kadilli në rrjete sociale.

Sipas tij, mbërritja në këtë situatë nuk e rrit besimin tek lidershipi i tij por e zvogëlon atë edhe më shumë në raport me shqipërinë, SHBA dhe demokracinë.

“Në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë. Demokratë të shohim nga e ardhmja”, shkruan më tej ai.

Të këshilluara

Rilindja shpërthen në Facebook (FOTO)

Një verë si kjo vjen vetëm një herë në katër vite për Partinë Socialiste, jo aq prej temperaturave përvëluese, sa prej etheve të pushtetit. Një lajthitje kolekt...

22:07

Shpërthen në flakë makina në Korçë

Një makinë është djegur në ecje në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në aksion nacional Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg. Sipas informacioneve paraprake, ...

20:45

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI