Flash

Një i vrarë dhe 3 të plagosur në Lushnje/ Arrestohen 2 nga autorët e dyshuar

Lapsi.al 29 July 2021
Një i vrarë dhe 3 të plagosur në Lushnje/ Arrestohen 2 nga

Janë kapur nga policia dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës, e cila përfundoi me një të vrarë dhe tre të plagosur.

Sipas policisë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit tjetër të shpalluar në kërkim.

Njoftim: 

Kapen dhe vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit tjetër të shpalluar në kërkim.

Strukturat hetimore të DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K. H.

Të këshilluara

Rilindja shpërthen në Facebook (FOTO)

Një verë si kjo vjen vetëm një herë në katër vite për Partinë Socialiste, jo aq prej temperaturave përvëluese, sa prej etheve të pushtetit. Një lajthitje kolekt...

22:07

Shpërthen në flakë makina në Korçë

Një makinë është djegur në ecje në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në aksion nacional Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg. Sipas informacioneve paraprake, ...

20:45

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI