Flash

Manastirliu: Mbërrijnë edhe 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Lapsi.al 29 July 2021
Manastirliu: Mbërrijnë edhe 20 mijë doza të vaksinës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur edhe 20.000 doza të vaksinës AstraZeneca, falë mbështetjes së qeverisë kroate. Përmes një postimi në rrjete sociale, Manastirliu shkruan se sasi të tjera do të vijojnë, teksa deri më tani kanë mbërritur në total 1.699.410 vaksina.

Më tej, Manastirliu shkruan se për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari do të vazhdohet përpara me planin kombëtar të vaksinimit.

Postimi i plotë:

20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate.

Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari

Të këshilluara

Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit

Një tjetër sasi lëndë narkotike kokainë, është sekuestruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit. Policia bën me dije se në vijim të operacionit të koduar "Rada...

19:44

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI