Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Mbi 7 kg kokainë, si u kap droga në Portin e Durrësit, zbardhen detajet

Lapsi.al 29 July 2021
Mbi 7 kg kokainë, si u kap droga në Portin e Durrësit, zbardhen

Një tjetër sasi lëndë narkotike kokainë, është sekuestruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit. Policia bën me dije se në vijim të operacionit të koduar "Rada", është sekuestruar 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Kokaina është gjetur kontejnerët e kompanisë "Alba Exotic Fruit

“Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontejnerë për llogari të kompanisë "Alba Exotic Fruit", u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.”- njofton policia e Durrësit.

Kjo është e 3 herë që kësaj kompanie e gjendet kokainë brenda një muaji.

Më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë. Po ashtu në vijim të këtij operacioni në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë.

Ndërkohë dhe pasditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë.

Të këshilluara

Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit

Një tjetër sasi lëndë narkotike kokainë, është sekuestruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit. Policia bën me dije se në vijim të operacionit të koduar "Rada...

19:44

Zjarri në Karaburun del jashtë kontrollit

Vatra e zjarrit që ka përfshirë Karaburunin ka dalë jashtë kontrollit, ku lartësia e zjarrit duket se arrin deri në tre metra, ndërsa era ka ndryshuar kah duke ...

18:33

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI