Flash

Gjermania kundërshton vaksinimin e detyrueshëm

Lapsi.al 27 July 2021
Gjermania kundërshton vaksinimin e detyrueshëm

Ministrja e Drejtësisë gjermane Christine Lambrecht është shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm.

“Nuk do të ketë vaksinim të përgjithshëm të detyrueshëm”, tha ajo në një intervistë për radion Deutschlandfunk.

Lambrecht e bëri të qartë se ajo gjithashtu po refuzon vaksinat e detyrueshme për punonjësit, veçanërisht për sektorin e kujdesit shëndetësor. Të gjithë ata që punojnë në spitale ose qendra të shërbimit social dhe që nuk pranojnë të vaksinohen mund të detyrohen vetëm që të testohen rregullisht.

Në vend të vaksinimit të detyrueshëm, ministrja propozoi mundësinë që personat e pavaksinuar, që teorikisht mund të vaksinohen, do të duhet të paguajnë për testet e Covid -19 në të ardhmen dhe këto nuk do të jenë më “në kurriz të publikut të gjerë”.

Deri tani në Gjermani janë vaksinuar plotësisht rreth gjysma e qytetarëve, pra rreth 41.1 milionë vetë. Ndërsa 60.9% kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Imunizimi i gjermanëve ka patur rënie të ritmit kohët e fundit dhe autoritetet shqetësohen për një valë të katërt të mundshme ndërsa varianti shumë ngjitës i Deltës po përhapet nëpër vend.

Të këshilluara

Basha: Dhunimi i gazetarit, akt i turpshëm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas operacionit të policisë ditën e sotme në Tiranë, ku blutë shtrinë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj. Basha shprehet se k...

19:51

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI