Flash

Incidenti me gazetarin gjatë operacionit në Tiranë, Prokuroria dhe ShÇBA nisin hetimet ndaj policëve

Lapsi.al 27 July 2021
Incidenti me gazetarin gjatë operacionit në Tiranë, Prokuroria

Prokuroria e Tiranës bën me dije se në bashkëpunim me ShÇBA-në kanë nisur verifikimet lidhur me incidentin e regjistruar mesditën e sotme me gazetarin Ergys Gjençaj në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë. Gazetari tentoi të filmonte një aksion të RENEA-s, por efektivët reaguan duke e shtrirë në tokë. Njoftohet se grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre. Po kështu një hetim nga nisur edhe nga SHCBA

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarët në rastin e operacionit policor antinarkotike ne nje zone te Tiranës.

Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.

Sigurojme opinionin publik qe Prokuroria ne bashkëpunim me te gjitha organet ligjzbatuese do jete gjithmone prane qytetarëve, mediave dhe kujtdo personi qe mund te cenohen nga veprimet arbitrare.

Njoftimi i SHÇBA 

Incidenti me gazetarin Gjençaj/SHÇBA nis verifikimin për veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit Menjëherë pasi u njoh përmes medias, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, ka nisur verifikimet për të parë nëse ka tejkalim kompetencash nga agjentët e Policisë së Shtetit, sa i përket veprimeve me gazetarin e TV News 24, z. Ergys Gjençaj, gjatë një operacioni në kryeqytet. SHÇBA do të kryejë çdo veprim hetimor, për të zbardhur shpejt dhe saktë dinamikën dhe përgjegjësitë, nëse ka të tilla. SHÇBA garanton opinionin publik dhe mediat, se mbeten të angazhuar e të hapur për të bashkëpunuar në kuadër të informimit dhe transparencës me publikun.

Të këshilluara

Basha: Dhunimi i gazetarit, akt i turpshëm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas operacionit të policisë ditën e sotme në Tiranë, ku blutë shtrinë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj. Basha shprehet se k...

19:51

Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer

Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 67,860 doza të vaksinës Pfizer. Deklaroi se ardhja e vaksinave u bë e mundur falë Bashkimit Europia...

22:35

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI