Flash

Zyrtare/ Kapen 1.2 kg kokainë në Tiranë, policia nuk tregon emrin e personit që u largua me 'Benz'

Lapsi.al 27 July 2021
Zyrtare/ Kapen 1.2 kg kokainë në Tiranë, policia nuk tregon emrin

Me anë të një njoftimi për mediat, policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin që dështoi sot te “Varri i Bamit”, ku pas arratisjes së një personi që ishte vënë në ndjekje, blutë shtrinë në tokë gazetarin e ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes për shkak se po filmonte skenën. Policia konfirmon vetëm sasinë e drogës së kapur, por nuk zbulon asnjë emër të anëtarëve të rrjetit kriminal.

Njoftimi

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, mesditën e sotme zhvilloi një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona. Operacioni është në vijim dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore do ketë një deklaratë përfundimtare për median dhe publikun.

Ndërkohë, nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV News 24, z.Ergys Gjençaj.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të goditur çdo paligjshmëri, për të garantuar transparencë dhe siguruar mediat të kryejnë rolin e tyre. Asnjë incident i izoluar nuk do të ndikojë në këtë angazhim, për më shumë siguri për qytetarët.

Të këshilluara

Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer

Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 67,860 doza të vaksinës Pfizer. Deklaroi se ardhja e vaksinave u bë e mundur falë Bashkimit Europia...

22:35

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI