Flash

Zaev flet si Rama: BE të njoftojë kur të vendos për të vazhduar procesin integrues

Lapsi.al 27 July 2021
Zaev flet si Rama: BE të njoftojë kur të vendos për të

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar këtë të martë deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev, i cili në prag të vazhdimit të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me Shkupin tha se në Maqedoninë e Veriut shkelen të drejtat e komuniteteve pakicë.

Zaev tha se Qeveria është e përkushtuar për siç tha ai, evropianizimin e vendit.

“Kjo është punë e Bashkimit Evropian, kur të vendosin për ta vazhduar procesin, le të lajmërohen. Në ndërkohë ne vazhdojmë me evropianizimin këtu. Kemi procese serioze në agjendën Evropa në Shtëpi, që do të thotë edhe unifikimin e tarifës së doganave, ja sot në Qeveri është faza e parë ndërsa vazhdojnë konsultimet, ku do t’i barazojmë të gjitha doganat në nivelin e Bashkimit Evropian. Kjo është pjesë e kapitujve, ne tashmë po e bëjmë”, tha Zaev.

Të këshilluara

Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer

Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 67,860 doza të vaksinës Pfizer. Deklaroi se ardhja e vaksinave u bë e mundur falë Bashkimit Europia...

22:35

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI