Flash

Fundoset anija me 45 refugjatë sirianë në Kretë

Lapsi.al 24 July 2021
Fundoset anija me 45 refugjatë sirianë në Kretë

Një anije me 45 refugjatë sirianë u fundos në juglindje të ishullit grek të Kretës, njoftuan dje autoritetet turke.

“Anija u fundos në orën 21:10 sipas kohës lokale të enjten në zonën e kërkimit dhe shpëtimit të Turqisë për shkak të kushteve të rënda të motit”, tha Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në një deklaratë.

Anija po lundronte drejt Italisë përpara se të mbaronte karburantet, thuhet në deklaratë, raporton AA.

Tridhjetë e një refugjatë u shpëtuan nga një anije në pronësi të Turqisë në rajon ndërsa pesë u shpëtuan nga një helikopter grek, thuhet më tej.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në rajon me dy fregata dhe avionë patrullues detarë që i përkasin Komandës së Forcave Detare Turke, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë në një deklaratë.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 22:00 në Tapizë - Fushë Krujë. Në këtë aksident rrugor janë përfshirë dy makina. Si pasojë...

23:28

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI