Flash

Zjarr i madh në Kurbin, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Lapsi.al 23 July 2021
Zjarr i madh në Kurbin, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr i madh ka përfshirë disa hektarë ullishte në fshatin Zhejë të Kurbinit. Pas apelit të përsëritur të banorëve të zonës zjarrfikësja ka ndërhyrë pas disa orësh dhe ndihmë të tyre kanë shkuar dhe forcat e ushtrisë.

Era e fortë favorizon flakët e zjarrit të përhapen me shpejtësi dhe kjo e bën thuajse të pamundur vënien nën kontroll të tyre dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Sipas banorëve janë dëgjuar dhe shpërthime municionesh të fshehura gjatë vitit ’97, teksa janë djegur qindra rrënjë ullinj e dru frutorë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI