Flash

Shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, vjen reagimi i policisë

Lapsi.al 23 July 2021
Shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, vjen reagimi i policisë

Policia ka reaguar zyrtarisht mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit në Elbasan.

Makina tip "Audi" drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, ndërsa Azem Hajdari (djali mban emrin e babait) bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Lexo më tej: Policia kap djalin e Azem Hajdarit me drogë në makinë 

Mes të tjerash policia njofotn se në makinë u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Detaje nga policia: 

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI