Flash

Sherr në Tiranë, arrestohet i riu, procedohet biznesmeni

Lapsi.al 24 July 2021
Sherr në Tiranë, arrestohet i riu, procedohet biznesmeni

Një shumë parash ka futur në sherr tre persona, që janë konfliktuar në ambientet e një lokali në kryeqytet mbrëmjen e djeshme. Një 28-vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur për t’i marrë para një personi në Tiranë. Policia njofton se është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” shtetasi Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç. Këto të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th. Ndërkohë, në telashe është futur edhe pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja, pasi nuk i është bindur urdhërit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur në biznesin e tij.

NJOFTIMI I PLOTE

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 22:00 në Tapizë - Fushë Krujë. Në këtë aksident rrugor janë përfshirë dy makina. Si pasojë...

23:28

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI