Flash

Dritan Leli flet për përplasjen me Ramën: Kritikat e tij, promovim për Vlorën!

Lapsi.al 22 July 2021
Dritan Leli flet për përplasjen me Ramën: Kritikat e tij,

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka folur për gazetarin Eni Shehu në lidhje me çështjet më të nxehta politike për Vlorën, përfshirë edhe përplasjen e tij me Edi Ramën. Pavarësisht se Rama e ka quajtur edhe "të vdekurin e Bashkisë" Leli nuk është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë, por ka thënë se i ka parë kritikat si një promovim për Vlorën.

Pak kohë më parë, mes Lelit dhe këshillit bashkiak të Vlorës kishte një përplasje, por Leli këto përplasje i ka cilësuar se është një njeri i gjerë dhe shikon me shumë hapësirë gjërat që ndodhin.

Lexo edhe: Rasti i çuditshëm i Dr.Lelit dhe Ramës; si u shpall kryebashkiaku “armik i partisë”

Eni Shehu: Duke se ka pasur një lloj hatër mbetje me ju ? Nuk e di çfarë ka ndodhur, por sa herë bëhet fjalë për Vlorën, dukesh si tabelë qitje?

Dritan Leli: Shiko. Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës, Se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës.

Eni Shehu: Nuk ka asnjë hatër mbetje në lidhje me këto zërat kundër?

Dritan Leli: Unë jam njeri i gjerë. Pavarësisht se jam rritur në ishull hapësira ishte e pafund. Ka ndikuar shumë në karakterin tim.

Eni Shehu: Nuk do ktheje kohën pas dhe të ndryshojë diçka në lidhje me këtë?

Dritan Leli: Nuk është se kam arritur në një fazë të tillë. Jam gjithmonë i fokusuar në atë që duhet të bëjë në përditshmërinë time., Dhe analiza i përket një momenti tjetër.

Eni Shehu: Nuk je i tërhequr fare nga kjo politikë?

Dritan Leli: Unë jam në punët e ditës. Pjesa më e rëndësishme.

https://lapsi.al/2021/07/17/si-e-inskenon-rama-pastrimin-e-plehrave-ne-vlore-per-te-demaskuar-dritan-lelin-video/

Të këshilluara

Merr flakë një banesë në Durrës

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës, teksa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodh...

19:21

Ndërron jetë mjeku në Sarandë

Një mjek ka humbur jetën këtë pasdite ndërsa ishte në krye të detyrës. Ilir Gazeli, mjek në Sarandë, u nda nga jeta në moshën 66 vjeçare si pasojë e një ataku k...

18:06

Aksident në Tiranë, plagoset 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistr...

16:52

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI