Flash

Boiken Abazi: Albin Kurti e ka frenuar ekspansionin e Serbisë, Rama po e fut në korsinë e shpejtë

Lapsi.al 22 July 2021
Boiken Abazi: Albin Kurti e ka frenuar ekspansionin e Serbisë, Rama po e

Nga Boiken Abazi

Sot ka ndodhur takimi i radhës “on-line” mes Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, në kuadër të “Zonës së Novi Sadit” (të ashtuquajtur Mini-Shengen). Vuçiç ka deklaruar sërish sot publikisht si në vijim: ”nëse kushdo njeh pavarësinë e Kosovës, në atë moment nisim fushatën tonë për tërheqje të njohjeve”. Rama nuk ka publikuar asgjë nga takimi i sotëm, dhe nuk ka patur asnjë reagim për deklaratat e Vuçiçit.

Dikush mund edhe ta quajë mungesën e reagimit të Ramës si miratim në heshtje, por në fakt është kolaboracionizëm i drejtpërdrejt. Mediat kanë raportuar se në kuadër të “Zonës së Novi Sadit”, në datat 28-29 korrik, pritet të lidhen marrëveshje të reja për tregëtinë dhe lejet e punës mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tre qeveritë po planifikojnë edhe korsi të veçanta të shpejta në pikat kufitare vetëm për qytetarët dhe bizneset e këtyre tre shteteve.

Pa kaluar 3 ditë nga dialogu në Bruksel, kur KM Kurti i numëroi Vuçiçit gjenocidet dhe krimet e Serbisë, si dhe 11 shkelje tregtare që Serbia po kryen aktualisht, KM Rama saboton çdo përpjekje për të vendosur drejtësi. Serbia as nuk është penduar, as nuk ka kërkuar falje, as nuk ka hequr dorë nga synimet grabitqare, por kjo nuk po e pengon KM Rama ta ftojë Serbinë të fusë kriminelë gjenocidialë në Shqipëri nga korsia e shpejtë.

Të këshilluara

Ndërron jetë mjeku në Sarandë

Një mjek ka humbur jetën këtë pasdite ndërsa ishte në krye të detyrës. Ilir Gazeli, mjek në Sarandë, u nda nga jeta në moshën 66 vjeçare si pasojë e një ataku k...

18:06

Aksident në Tiranë, plagoset 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistr...

16:52

Vetëvritet në dyqan biznesmeni në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Burime nga policia kanë bërë të ditur se biznesmeni me inicialet A. A., është gjetur i vdekur në dyqanin e tij. Deri më ...

16:39

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI