Flash

Aksident në Tiranë, plagoset 55-vjeçari

Lapsi.al 22 July 2021
Aksident në Tiranë, plagoset 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në rrugën ‘Myslym Keta’, ku një automjet, që drejtohej nga një polic, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, përplasi 55-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Vetëvritet në dyqan biznesmeni në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Burime nga policia kanë bërë të ditur se biznesmeni me inicialet A. A., është gjetur i vdekur në dyqanin e tij. Deri më ...

16:39

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI