Flash

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Zaev konfirmon koalicionin me Ali Ahmetin

Lapsi.al 22 July 2021
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Zaev konfirmon koalicionin me

LSDM e Zoran Zaev dhe BDI e Ali Ahmetit do të hyjnë bashkë në zgjedhjet lokale të vjeshtës në Maqedoninë e Veriut. Sot dy liderët, partitë e të cilave drejtojnë edhe qeverinë janë dakordësuar për koalicion parazgjedhor.

Zaev ka garantua se do të përzgjidhen kandidatët më të mirë dhe do të ketë mbështetje të ndërsjelltë në disa komuna.

Vetëm një vit më parë, Zaev dhe Ali Ahmeti falë një marrëveshjeje arritën të formojnë qeverinë duke nxjerrë jashtë loje VMRO-DPMNE të Hristijan Mickoskit.

 

Reagimi nga Zaev

Kam pasur një takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. U dakorduam që SDSM dhe BDI të performojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kemi një qëllim të përbashkët në koalicionin parazgjedhor që të angazhohen sa më shumë parti nga koalicioni qeveritar.

Po zhvillohen procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë – këta do të jenë personat që munden dhe që janë të gatshëm të japin rezultat sa më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje.

Do të japim mbështetje të ndërsjellë në disa komuna në raundin e parë të zgjedhjeve, kurse në komunat tjera do të mbështetemi në rrethin e dytë. Këshillohemi që institucionet të kenë detyrim dhe kapacitet të dorëzojnë zgjedhjet vendore plotësisht demokratike, profesionale dhe të ndershme.

Të këshilluara

Merr flakë një banesë në Durrës

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës, teksa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodh...

19:21

Ndërron jetë mjeku në Sarandë

Një mjek ka humbur jetën këtë pasdite ndërsa ishte në krye të detyrës. Ilir Gazeli, mjek në Sarandë, u nda nga jeta në moshën 66 vjeçare si pasojë e një ataku k...

18:06

Aksident në Tiranë, plagoset 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistr...

16:52

Vetëvritet në dyqan biznesmeni në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Burime nga policia kanë bërë të ditur se biznesmeni me inicialet A. A., është gjetur i vdekur në dyqanin e tij. Deri më ...

16:39

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI