Flash

Helmimet masive, ndërpritet gjendja e emergjencës në Deçan

Lapsi.al 19 July 2021
Helmimet masive, ndërpritet gjendja e emergjencës në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se situata në këtë komunë është drejt normalizimit. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme është marrë vendimi për të ndërprerë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të helmimeve masive të qytetarëve.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave; u mor vendim për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të përballemi me situata të tilla”, ka thënë Ramosaj.

Kujtojmë se në Deçan më shumë se 1600 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të helmimeve nga uji i pijshëm, Nga analizat e kryera nga IKSHPK u identifikuan disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI