Flash

Hidhet shorti, caktohet gjyqtarja që ka në dorë fatin e Fatos Lushnjes

Lapsi.al 19 July 2021
Hidhet shorti, caktohet gjyqtarja që ka në dorë fatin e Fatos

Është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për dosjen e ish-kreut të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Kryesuese e trupës gjykuese për masën e sigurisë së Tushës është caktuar gjyqtarja Nertina Kosova. Seanca do të mbahet më 29 korrik. Ish-kryebashkiaku i Lushnjes akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’, ka ndikuar në tenderin për pastrimin e një kanali.

Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre ka apeluar pak ditë më parë vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg Tushen, duke pranuar kërkesën e SPAK që e akuzon atë për shpërdorim detyre.

Tushe kërkon në Apel një masë më të butë sigurie, pasi sipas tij, nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Kërkesë për masë më të butë sigurie Apelit kanë bërë edhe 10 zyrtarët e tjerë të ndaluar me Tushen, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të ‘Falsifikimit të dokumenteve’, shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘abuzimit me tendera publike’.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI